Një 27-vjeçar është kapur dhe është vënë në pranga nga policia në Peqin.
Shtetasi Adi Meçja, ishte shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar të riun me duaj burgim.
Njoftimi i policisë:
Peqin
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Adi Meçja, 27 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.r.t/abcnews.al