EMRI/ Kundërshtoi policin në Tropojë, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule09:44 - 22 Tetor, 2021

schedule 09:44 - 22 Tetor, 2021

Tropojë – Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë, është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ky person rezulton i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/