EMRI/ Kapet me mbi 1 kg drogë në makinë, pranga 30 vjeçarit në Tiranë

schedule11:34 - 19 Korrik, 2023

schedule 11:34 - 19 Korrik, 2023

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë. Pas një kontrolli, policia i gjeti Gentjan Demirit një pako me kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në kërkim u shpall edhe një 35 vjeçar, si bashkëpunëtor me të arrestuarin.

Pas verifikimeve, rezultoi 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”. Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!