EMRI/ Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, emërohet një tjetër drejtues

schedule08:55 - 2 Qershor, 2020

schedule 08:55 - 2 Qershor, 2020

Drejtuesja e Kadastrës së Vlorës, Viola Hima, e cila është komanduar në detyrë vetëm pak ditë më parë është dorëhequr.

Nuk dihen arsyet dhe shkaqet për dorëheqjen e të sapokomanduarës.

Jurgen Pilkati do te marre drejtimin e kadastrës së Vlorës.

Prej katër ditësh kompetencat e drejtorit ju kaluan Viola Himës për të mos pezulluar punën e institucionit ndërsa kjo e fundit do të mbajë postin e zv/drejtorit në kadastër.

Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj.

Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

-Viola Hima emëruar 4 ditë më parë.

-Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020)

-Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

-Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

-Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

-Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

-Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

-Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

-Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)./abcnews.al