EMRI/ Jepte pasaporta të falsifikuara për të shkuar në SHBA dhe Angli, arrestohet 54-vjeçari

schedule13:10 - 29 Mars, 2023

schedule 13:10 - 29 Mars, 2023

Një 54-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”.

Eduard (Eduart) Haxhiu u vu në pranga, pasi gjatë periudhës 2019-2022, ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Ai ishte shpallur në kërkim, teksa Gjykata e Tiranës e ka dënuar 7 vjet e 4 muaj burgim.

Operacioni për kapjen e tij u finalizua nga Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacional.

“54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!