Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator. 80 vjeçari ishte shtruar në spital me datë 6 Qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet për vrasje.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!
I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje.
Drejetoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale.
Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale./abcnews.al