EMRI/ Identifikohet vrasësi i dy vëllezërve në Krujë, pas krimit u arratis me makinën luksoze

schedule23:59 - 4 Qershor, 2020

schedule 23:59 - 4 Qershor, 2020

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është  shtetasi Roland Pula, 32 vjeç nga Kruja.

Policia ka gjetur po ashtu edhe makinën e autorit të dyshuar. Automjeti u gjet te pompat e ujit në Gramëz. Mësohet se forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea janë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, blutë sqarojnë se dy dronë që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën.  Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për një konflikt të vjetër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, ku nga të shtënat me armë mbetën të plagosur Gazmir dhe Xhoi Bardhi,, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, të cilët u dërguan në spital por rrugës humbën jetën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!