EMRI/ Identifikohet pacienti që hodh nga lartësia tek Infektivi! Ishte shtruar një ditë më parë

schedule13:43 - 10 Nëntor, 2020

schedule 13:43 - 10 Nëntor, 2020

Identifikohet pacienti 69-vjeçar që u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra për abcnews.al se ai është Reshat Grendi nga Fieri. Ai ishte shtruar ditën e djeshme në spital.

Nuk dihet ende nëse pacienti ishte i vetëm në dhomë apo me pacientë të tjerë. Ndërkohë po punohet për të mësuar shkaqet që kanë çuar atë të ndërmarrë aktin e rëndë.

Aktualisht pacienti është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!