Pasditen e së enjtes është gjetur turpi i pajetë i një personi në një godinë të braktisur në lagjen e Backillarëve në qytetin e Fierit.
Trupi i pajetë është i dekompozuar dhe i përket Julian Priftit, i cili është deklaruar i humbur. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët në zonën e njohur si baza e tubove.
Ka qenë era e keqe ajo që ka bërë kureshtarë banorët, të cilët pasi kanë parë kufomë. Të dhënat paraprake dyshojnë se Julian Prifti mund të jetë vetëvarur në vendin ku është gjetur kufoma.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/