VIDEO/ Kush është 49-vjeçari që u mor peng nga njerëz të maskuar në Kamëz

schedule20:12 - 17 Janar, 2020

schedule 20:12 - 17 Janar, 2020

Një burrë u rrëmbye me makinë nga dy persona të maskuar sot në mesditë në Kamëz, pasi u dhunua prej tyre në rrugë. Disa orë pas ngjarjes personi i rrëmbyer i identifikua si Jak Prenga, 49 vjeç. Makina tip foristrade e autorëve është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se personi që u mor peng është 49-vjeçari Jak Prenga. Ai është rrahur dhe goditur me sende të forta para se të merrej forcërisht në një automjet fouristradë ngjyrë e bardhë. Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, në rrugën “London” të Kamzës.

Burime nga Komisariati nr.5., i Kamzës bëjnë me dije për ABC News se, dy autorët që morën forcërisht personin ishin të maskuar ndërsa u larguan në drejtim të Fushë- Krujës.

Në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë së Tiranës janë dhe efektvitë të Krujës. Për herë të fundit në sallën operative të policisë është raportuar se një automjet i ngjarshëm ishte parë në vendin e quajtur Ura e Gjoles. Dyshohet se grabitësit janë ndihmuar edhe një automjet tjetër, duke ia bërë më të vështirë identifikimin autorëve nga grupit hetimorë. Ende mbetet e paqartë motivi i pengmarrjes, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi një portofol dhe një automjet që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në komisariatin nr.5, që i përket territorit të bashkisë Kamzës janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë rreth mëkanizmit të përdorur nga grabitësit dhe kush mund ti ketë ndihmuar në atë zonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!