EMRI/ I vuri zjarrin një stalle bagëtish, pranga 25-vjeçarit në Golem

schedule09:29 - 6 Shtator, 2024

schedule 09:29 - 6 Shtator, 2024

Shtetasi Edison Ajazi është arrestuar këtë të premte në Golem, pasi dyshohet se i ka vënë flakën një stalle bagëtish.

Sipas informacionit të policisë, stalla e bagëtive ishte në pronësi të kushëririt të autorit. Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.

Ajazi akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“I vuri zjarrin një stalle bagëtish, në Golem, për motive të dobëta, arrestohet 25-vjeçari,Edison Ajazi.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një objekt njëkatësh, sipërfaqja e tokës përreth dhe ushqimi i bagëtive.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi shtetasin: Edison Ajazi, 25 vjeç, banues në Golem.

Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta. Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!