EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Berat

schedule08:27 - 27 Tetor, 2022

schedule 08:27 - 27 Tetor, 2022

Policia e Beratit ka vënë në pranga 35-vjeçarin Nertil Hoxha, pasi ishte shpallur në kërkim, pas akuzave se kishte tentuar të trafikonte lëndë narkotike sëbashku me 3 shtetas të tjerë.

Sipas policisë, Hoxha banues në Dimal në bashkëpunim me 3 persona të tjera ka tentuar në vitin 2016-të të trafikojë lëndë narkotike.

Njoftimi policisë:

Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!