Pas këtij votimi nuk kanë vonuar edhe reagimet nga Tirana zyrtare. Kështu Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale thekson se ky është një kontribut edhe i partive shqiptare që provuan se janë faktor vendimtar.
“Vota përfundimtare e Kuvendit është një demonstrim i qartë i shtyrjes së bllokut të shteteve për të hapur rrugën drejt NATO-s dheBE-s. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime”, thotë Bushati në mesazhin e tij.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të ndryshimeve që zyrtarizojnë emrin e ri të vendit, përshendeti votimin duke theksuar se ky është një hap historik për konsolidimin e rajonit.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, shkruan kryedemokrati Basha në mesazhin e tij./abcnews.al