Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I kërkuar nga Italia, arrestohet në Kurbin 34-vjeçari

schedule13:02 - 12 Nëntor, 2022

schedule 13:02 - 12 Nëntor, 2022

Vis Lika alias Admir Rrika, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Kurbin.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Firenze”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua 34-vjeçari banues në Kurbin.

“Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!