EMRI/ I infektuar me Covid, kush është pacienti që u hodh sot nga Shefqet Ndroqi

schedule09:13 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:13 - 30 Nëntor, 2020

Ka shkuar në 6 numri i persona që i kanë dhënë fund jetës si pasojë e Covid 19, nga të cilët 5 janë vetëhedhur nga ambientet e spitaleve Covid.

Këtë të hënë një  60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e spitalit Covid 2 duke e çuar në 4 numrin e pacientëve që i kanë dhënë fund jetës nga ky spital.

Burime për ABC bëjnë me dije se viktima e kësaj ngjarje të rënë është Leonard Skabona, 60 vjeç nga Laçi. Sipas informacioneve mësohet se 60 vjeçari, i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spital. Ndër të tjera mësohet se viktima vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

LEXO EDHE: Vetëhidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, humb jetën 60 vjeçari

Mësohet se 60-vjeç është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen./abcnews.al