EMRI/ I dënuar për kokainë në Itali, ekstradohet 48-vjeçari nga Shkodra

schedule14:28 - 19 Gusht, 2024

schedule 14:28 - 19 Gusht, 2024

Një 48-vjeçar nga Shkodra është ekstraduar drejt Italisë. Ai rezulton I dënuar me mbi 14 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike e llojit kokainë. Bëhet fjalë për Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, në mars të 2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se  Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!