EMRI/ I dënuar në Itali për “organizatë kriminale”, arrestohet në Tirane 41-vjeçari

schedule09:27 - 2 Nëntor, 2020

schedule 09:27 - 2 Nëntor, 2020

Policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos nën akuzën e “organizatë kriminale” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.

Ai është identifikuar si Kristian Sula i njohur edhe me emrin tjetër Bledar Gaçi i dënuar me 9 vjet heqje lirie në shtetin italian.

Për 41-vjeçarin e arrestuar vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!