EMRI/ I dënuar me 8 vjet burg, kapet 59-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

schedule14:37 - 20 Prill, 2024

schedule 14:37 - 20 Prill, 2024

DURRËS- Arrestohet në Durrës Viktor Leki, 59 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Leçes, me vendimin e datës më 6 mars të vitit 2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ abcnews.al