EMRI/ I dënuar me 25 vjet burgim për dy vrasje, arrestohet në Fier i shumëkërkuari

schedule09:29 - 5 Qershor, 2024

schedule 09:29 - 5 Qershor, 2024

Një 61-vjeçar, i dënuar me 25 vjet burgim për dy vrasje, është arrestuar nga policia në Fier. Pjetër Pacani, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vu në pranga në banesën e tij në lagjen “1 Maji”, Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Wanted”.

Në vitin 2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, Pacani ka vrarë me armë zjarri 2 shtetas.

Ky shtetas është përfshirë në listën me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim.

Në banesën ku u kap në flagrancë, Policia gjeti dhe sekustroi 4 armë zjarri, municion luftarak dhe antiplumb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!