Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Dibër

schedule09:49 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:49 - 7 Korrik, 2023

Fehmi Mëziu, drejtori i klubit Korabi, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. 51 vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë pasi rezulton i dënuar nga gjykata italiane me 13 vite burg për veprat penale organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Dibër dhe me Interpol Tiranën.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!