Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin, Vladimir Rusi, i cili u akuzua si bashkëpunëtor në grabitjen e kambistit.
Ai u arrestua pak ditë më parë, pasi së bashku me një shtetas të tjetër të shpallur në kërkim, futën kambistin në makinë dhe kërcënuan me thikë duke i marrë çantën me 10 milion lekë.
Rusi ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejt në ngjarje, por kishte rolin e taksistit pasi ishte pronotuar nga një person tjetër, bën me dije gazetari i ABC News, Leaonidha Musaj.
“Unë punoj si taksist për të nxjerrë bukën e gojës. Erdhi një person dhe më tha që duhet t’i shërbeja për ta çuar deri në Katund Sukth.
Në afërsi të valutës ai foli me një person që ishte duke këmbyer para. Se ça folën aty të dy më pas hipën në makinë.
Më tha që duhet të shkojmë në Katund Sukth. Vazhdova rrugën, kur në një moment nxori thikën dhe ja vuri në gjoks. I thash ça bën kështu.
Qepe gojën më tha se ta ngula ty thiken. Ndalo diku aty me tha dhe i hapi derën e makinës dhe e hodhi në tokë kambistin. Më pas më tha largohemi shpejt.
Pasi bëmë një pjese rruge më tha ndalo dhe zbriti nga makina. Unë skam lidhje fare. Nuk jam bashkëpunetor i tij, pavarësisht rrethanave”, është shprehu Rusi. r.t/abcnews.al