EMRI/ Grabiti argjendarinë dhe dyqanin e celularëve, kapet autori i dyshuar

schedule10:56 - 19 Mars, 2024

schedule 10:56 - 19 Mars, 2024

TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se është përfshirë në dy raste grabitjesh.

Ai grabiti nën kërcënimin e amës një dyqan celularësh në zonën “Myslim Shyri” dhe një argjendari në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se i arrestuari është Afrim Dulaj (Farruku).

Pas arrestimit, 43-vjeçari do përballet me akuzën e grabitjes dhe do të japë llogari para autoriteteve gjyqësore./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!