EMRI/ Gjykata Kushtetuese bëhet me 8 anëtarë, kush është gjyqtari i përzgjedhur

schedule11:03 - 12 Shtator, 2022

schedule 11:03 - 12 Shtator, 2022

Gjykata Kushtetuese është bërë me 8 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në total në përbërje.

Ilir Toska është zgjedhur anëtari i tetë i gjykatës kushtetuese nga rradhët e Gjykatës së Larte.

Rreth një muaj më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi  Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët për plotësimin e vakancave në  Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë i pari u rendit Toska, duke u vlerëuar me 85.44 pikë. Ai në këtë kishte përballë Manjola Xhaxhon dhe Olta Zaçken. /abcnews.al