Ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë në Letan të Elbasanit.
Shtetasi Gjin Biba, 52 vjeç ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur pasi nuk kishin kontaktuar më me të.
Nga këqyrja parë dyshohet se ky shtetas ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Njoftim policie
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./abcnews.al/