EMRI/ Gjendet i pajetë një person, viktima disa plagë me armë zjarri në trup

schedule19:24 - 31 Maj, 2020

schedule 19:24 - 31 Maj, 2020

Një 65 vjeçar, i identifikuar si Ylli Lucaj, është gjetur i pajetë ditën e sotme në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç, Qeparo dhe Himarë.

I moshuari punonte si roje në rrugën që po ndërtohet në fshatin Kuç ndërsa ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

Mësohet se Lucaj nuk rezulton të jetë me precedentë penal.

Nga kqyrja e trupit të viktimës ai ka patur plagë me armë zjarri, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin  e disa personave, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al