“Dënim maksimal durrsakut fluturues”/ Me shpejtësi skëterre në Tiranë, përplaset me digën e liqenit

schedule10:27 - 22 Gusht, 2023

schedule 10:27 - 22 Gusht, 2023

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMW X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

Bëhet fjalë për Eldi Allushin, 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit, teksa dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës.

LEXO EDHE: Tiranë/ Makina përplaset me bordurat në digën e liqenit, shoferi merr targat dhe “zhduket”

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!