EMRI/ E zë poshtë zetori, humb jetën 59-vjeçari në Gjirokastër

schedule20:56 - 10 Qershor, 2023

schedule 20:56 - 10 Qershor, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karjan, Njesia Administrative Lunxhëri në Gjirokastër.

Mësohet se një banor të këtij fshati e ka zënë nën vete zetori qe po hapte ngastra në një zonë fushore.

Viktima është Kristo Suli 59 vjeç, banor i fshatit Karjan. Ai sapo kishte ardhur nga Greqia së bashku me familjen për të spërkatur të mbjellat. Zetorin e përdori për të mbjellat duke i spërkatur. Ka qenë diferenciali që u bllokua dhe më pas mendohet se viktima ka dalë nga kabina e zetorit duke mos bërë fikjen e tij.

Ai shkuar për të identifikuar defektin dhe në këtë moment zetori ka bërë lëvizje të pakontrolluar. Kjo i ka kushtuar jetën pasi e zuri nën vete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!