EMRI/ E zë pompa e betonit, humb jetën punëtori

schedule13:05 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:05 - 25 Shtator, 2020

Një person ditën e sotme ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dorëz në Librazhd.

Shtetasi Kadri Komici, në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte duke punuar në banesën e shtetasit Haki Hoxha.

Viktima është zënë poshtë nga pompa e betonit, i cili fillimisht është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

Komici ka qenë duke hedhur beton, ka mbledhur “këmbët”, e sigurisë, pa harruar të mbledhë digën, e cila është përmbysur.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ekspertiza do hetojë shkaqet e aksidentit ndërsa po merren në pyetje familjarët, puntorët që kanë prezentë në vendngjarje.

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00,  në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K.,duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndëruar jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!