Bledar Duro, mësues I lëndës së vizatimit në shkollën “Sotir Gurra” është arrestuar të mërkurën pas dyshimeve për ngacmim seksual.
Kanë qenë dy nxënëse 14-vjeçare të shkollës të cilat kanë bërë denoncimin në polici, të shoqëruar nga prindërit.
ABC news ka mësuar se 45 vjeçari u dërgonte mesazhe në whatsapp minoreneve, me përmbajtje erotike.
Nxënëset në denoncimin e tyre, thonë se ngacmime kanë marrë prej më shumë se një muaj.
Sipas të dhënave paraprake, mesazhet dërgoheshin nga ana e mësuesit pasi kishte mbaruar mësimi dhe vajzat nuk ishin në shkollë.
Mesazhet me përmbajtje erotike janë administruar si prova materiale nga ana e uniformave blu, mbi bazën e të cilave është kryer edhe arrestimi I mësuesit Bledar Duro.
Mësuesi është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për hetime të mëtejshme lidhur më këtë rast të rëndë social./abcnews.al