Shkëmbim zjarri në Laç. Nga të dhënat e para mësohet se një punonjësi të policisë, Adhurim Mitkos, i është zënë pritë nga dy persona të cilët kanë qëlluar me armë në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak të Laçit, në orët e vona të natës.
Gazetari Ahmet Zani tha për “ABCNews” se Forcat e Policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si edhe për identifikimin e autorëve.
Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
/abcnews.al/