EMRI/ “Dhunë në familje”, ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim në Kukës

schedule12:47 - 16 Gusht, 2024

schedule 12:47 - 16 Gusht, 2024

Policia e Kukësit ka ndaluar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Florin Lusha, pasi është dënuar nga Gjykata e Kukësit, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!