Irena Gjoka është gjyqtarja e re e cila do të shqyrtojë akuzat e ngritura së fundmi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.
Gjoka u caktua gjyqtare e re, pasi gjyqtari Erjon Çelja dha dorëheqjen nga çështja në fjalë, për shkak se kishte shqyrtuar kërkesën fillestare të SPAK-ut.
Tanimë, pritet të caktohet data për seancën praraprake nëse dosja e SPAK-ut për Mediun lidhur me Gërdecin, do të kalojë ose jo për gjykim.
Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Vetë Mediu ka deklaruar se është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij i ka cilësuar politike.