EMRI/ Biznesmeni shqiptar vret italianin, detajet nga krimi i rëndë

schedule09:09 - 28 Mars, 2022

schedule 09:09 - 28 Mars, 2022

Një biznesmen është vrarë nga një shqiptar në Itali. Duke iu referuar mediave italiane, Abc mëson se viktima është Tommaso Dini 50-vjeç, agjent imobilar dhe biznesmen. Ai është goditur disa herë me thikë gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës.

Një shqiptar Ilir Leba 48-vjeçar, biznesmen, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë. Pasi ishte goditur me thikë nga shqiptar, biznesmeni italian u shtrua në spital po nuk mundit t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të skenës kanë thirrur menjëherë ndihmë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.

Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. Kjo rezulton se ka sjellë edhe aktin fatal.

I arrestuari është një murator gjithashtu banues në Scandicci dhe është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Ai jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka disa procedimi në policinë italiane.

Tommaso Dini la pas gruan dhe dy vajzat e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!