Shkrumbohet banesa në Shkodër/ Ndërron jetë 52-vjeçari, shpëtojnë bashkëshortja dhe dy fëmijët

schedule08:28 - 14 Prill, 2024

schedule 08:28 - 14 Prill, 2024

Flakët përfshinë një shtëpi në lagjen Zogaj në Shkodër mesnatën e 14 prillit duke e djegur plotësisht.

Zjarri i ka marrë jetën kryefamiljarit 52 vjeç Jakup Çotaj ndërsa bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur kanë mundur të dalin nga banesa pa pësuar dëmtime dhe kanë kërkuar ndihmë.

Riza Mullahu fqinj i familjes Çotaj tregon përpjekjet për ti shpëtuar jetën 52-vjeçarit.

Policia dyshon se zjarri mund të ketë qenë aksidental ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Familja Çotaj jetonte në këtë banesë prej tre vjetësh. Më herët kanë qenë emigrant në Francë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!