EMRI/ Atentati në “Don Bosko”, kush është efektivi i RENEA-s që shoqërohej me një të dyshuar për ngjarjen

schedule17:02 - 14 Mars, 2023

schedule 17:02 - 14 Mars, 2023

TIRANË- ABC News ka mësuar detaje të reja sa i takon shoqërimit në Polici të efektivit të RENEA-s, i cili është kapur nën shoqërimin e një personi, që dyshohet se ka lidhje me atentatin e së dielën në Don Bosko.

Burime konfirmojnë së në makinë janë gjetur 113 mijë euro. Mësohet se polici  i shoqëruar është Altin Morina, shef stërvitjeje në RENEA. Në atentat një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative. Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund. Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!