Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një 32-vjeçar, me dy identitete, autori i vrasjes se ndodhur qershorin e vitit te kaluar, ku mbeti i pajetë një biznesmen.
Burime nga policia bëjnë me dije se është ekstraduar Ergest Avdiu autori i dyshuar që ekzekutoi biznesmenin Vasil Dervishaj.
Ky i fundit ishte pronar i një bar-kafe në qytetin e Vlorës, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Pavarësia”
Policia njofton se nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.
Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje.
Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./abcnews.al