EMRI/ Arrestohet juristi i Kadastrës së Durrësit

schedule11:11 - 14 Korrik, 2021

schedule 11:11 - 14 Korrik, 2021

DURRËS – Është arrestuar sot juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Ky i fundit mësohet se është vënë në prangat e policisë me urdhër nga prokuroria e Durrësit.

Ende nuk dihen detaje të tjera, por juristi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

LEXO EDHE: EMRAT/ 18 të arrestuar: I vodhën shtetit 68 000 m2 tokë, skema gjigante në kepin e Rodonit

Emri i Mikel Zahos është i njohur për policinë dhe prokurorinë. Ai ishte mes 17 të arrestuarve në vitin 2019, për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore. Të gjithë personat që u arrestuan në atë kohë akuzoheshin për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Të gjithë personat që u arrestuan akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!