Vazhdon aksioni kundër kultivimit të kanabisit në Malësi të Madhe. Në pranga ka rënë një 68-vjeçari, pasi u kap në flagrancë me 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan.
Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari Gjek Kaçaj është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/abcnews.al/