EMRI/ Aksident me vdekje në Vlorë: Viktima punonjës i një agjencie biletarie, pretendimet e familjarëve

schedule09:30 - 21 Gusht, 2023

schedule 09:30 - 21 Gusht, 2023

Foto ilustruese

Një aksident më pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë  në vendin e quajtur “Kapelja”.

Një 62-vjeçar, bashkëpronar i një agjensie biletarie pranë portit të Vlorës  ka gjetur vdekjen pas përplasjes së disa automjeteve.

Viktima kishte edhe një goditje pas koke, çka shqetëson familjarët nga çfarë mund të jetë shkaktuar, ndërsa ngjarja ndodhi pasi 62-vjeçari po kthehej nga porti dhe agjensia ku punonte.

Policia ka nisur hetimet pas pretendimit të familjarëve.

Mësohet se 62-vjeçari, Nadir Gjata ka qenë në lëvizje me makinë kur është aksidentuar duke përplasur edhe dy automjete të parkuara.

Burime nga ekspertiza mjeko ligjore bëjnë me dije se hematoma pas koke mund të jetë ardhur edhe nga përplasja.

Lidhur me pretendimin e familjarëve që ngjarja mund të jetë aksidentale apo e qëllimshme, policia ka nisur kqyerjen e automjetit me të cilin lëvizte viktima, pasi mungonin mjetet personale dhe shumë monetare që mendohej se kishte me vete. ./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!