EMRI/ 20 plumba biznesmenit në Sarandë, me helikopter drejt Tiranës, plagoset edhe një kalimtar

schedule09:17 - 20 Qershor, 2021

schedule 09:17 - 20 Qershor, 2021

Një  ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 03:50 të së dielës në afërsi të një lokali në rrugën Turizëm – Kanali i Cukës, ku persona ende të paidentifikuar  kanë sulmuar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi 35 vjeç,  banor i Sarandës.

I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi Mario Jani, 33 vjeç. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas gazetares së ABC, Silvi Sulaj, autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, 35 vjeç, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fund shpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar rruga ku ndodhi ngjarja dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë. /abcnews.al/