Emre Can zhvilloi ndeshjen e parë si titullar me Borussia Dortmund, shënoi një gol të mrekullueshëm, por humbja e pësuar e ka trishtuar. Sidomos nga mënyra se si erdhi.
Verdhezinjtë u mposhtën 4-3 në fushën e Bayer Leverkusen pasi ishin dy herë në avantazh. Mesfushori gjerman merr pozicionin e liderit dhe jep këshillat e duhura për Dortmundin.
Emre Can scores a stunner against his former club on his Borussia Dortmund debut!!! pic.twitter.com/64JEvKkm6x
— PassTheBall (@_PassTheBall) February 8, 2020
“Skuadra ka shumë potencial, por duhet të mësojë diçka: nëse kalon në avantazh, duhet të tregohesh i keq me kundërshtarin. Ndonjëherë mund të luhet edhe keq dhe të mbrohet mirë, të gjithë së bashku.
Ne luajmë një futboll shumë sulmues, por duhet të përmirësohemi të gjithë në fazën mbrojtëse. Shënuam tre gola dhe pësuam katër. Nuk fitohen ndeshjet në këtë mënyrë“, thekson Emre Can. /abcnews.al