Emre Can larg Juventusit, merr ofertë konkrete

schedule20:03 - 15 Tetor, 2019

schedule 20:03 - 15 Tetor, 2019

Emre Can po largohet gjithmonë e me shumë nga Juventusi. Mesfushori gjerman nuk po luan aq sa dëshiron dhe ka vënë në lëvizje agjentin e tij për t’i gjetur një skuadër të re. Siç raportojnë mediat britanike, Can do të rikthehet në Premier League.

Ekipi i Manchester United është interesuar për shërbimet e mesfushorit, duke parë momentin e vështirë që ai po kalon. Juventus është i hapur ndaj ofertave dhe “Djajtë e Kuq” nuk i kanë problem paratë.

Can iu bashkua Juventusit me parametra zero, pasi gjermani vendosi të mos e rinovojë kontratën me Liverpool. Nën urdhrat e Klopp, Can ishte ndër mesfushorët më të mirë në Europë dhe vendimi i tij për t’iu bashkuar Juventusit ishte një surprizë e madhe./abcnews.al