Emre Can është ende i frustruar: Neymar fluturoi vetë, kurrsesi i kuq!

schedule16:38 - 19 Prill, 2020

schedule 16:38 - 19 Prill, 2020

“Nëse ai është karton i kuq, atëherë duhet të ndëshkohemi 15 herë për ndeshje”. Kështu tha mes të tjerash mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can. Turko-gjermani i është rikthyer ndeshjes së Champions League kundër PSG-së, aty ku u ndëshkua me karton të kuq pas një konfrontimi me Neymar.

“Nuk ishte kurrsesi karton i kuq. Kush sheh futboll, e kupton se këto situata ndodhin shumë shpesh. Neymar u hodh vetë në tokë. Nëse ai është karton i kuq, atëherë duhet të ndëshkohemi 15 herë për ndeshje”. Nuk mund të mungonte as një koment për ish-trajnerin e tij te Juventus, Maurizio Sarri.

“Ai nuk më besoi për asnjë moment, nuk më dha kurrë një mundësi. Para se të vinte ai, isha pjesë kryesore e skuadrës, fituam dhe titullin kampion. Më pas, gjithçka ndryshoi”, u shpreh Emre Can për Bild./abcnews.al