Emre Can iu bashkua në janar skuadrës së Borussia Dortmund dhe objektivat e mesfushorit janë të qarta. Titulli kampion, por edhe Champions League, dëshirohen në kampin verdhezi. Në intervistën e dhënë për Bild, lojtari i kombëtares gjermane flet edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ishte shok skuadre te Juventusi.
“Erdha te Borussia Dortmund të fitoj titullin, jo të konsolidoj vendin e dytë pas Bayern Munich. Ambienti këtu është i ngjashëm me atë të Liverpoool. Klubi njihet për tifozët unik, ndërkohë që të dy klubet e duan shumë Klopp. Champions League? Ëndrra jonë është ta fitojmë atë trofe”, tha Emre Can.
“CR7? E kam parë se si jeton me mentalitetin fitues. Nëse humbet një ndeshje stërvitore, atëherë ai bëhet keq. Në të kundërt, kur fiton, feston dhe i bën të tjerët ta ndjejnë peshën e disfatës. Është një motivues i madh”, përfundoi mesfushori. /abcnews.al