Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Zbulohen 6 minisera me drogë, kapen mat dy kultivuesit

schedule10:28 - 3 Qershor, 2023

schedule 10:28 - 3 Qershor, 2023

Dy të rinj, 28 dhe 33 vjeç kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultibim kanabisi. Këta dy persona kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike.

33 vjeçari Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke zbuluar miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

Më herët në kuadër të operacionit të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!