Zbardhet emrat për 12 vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Abcnews. al mëson se janë gjithsej 25 kandidatë të cilët kanë aplikuar për pozicionet e KQZ, sipas parashikimeve të reja kushtetuese.
Në listë shihen se nuk mungojnë as figurat e njohura. Mes aplikantëve për postet e KQZ janë Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi etj…
Kështu për dy postet më të rëndësishme atë të Komisionerit kanë aplikuar 6 kandidatë; Ira Ruçi, Halil Hyseni, Hysen Osmanaj, Lefterije Lleshi, Arben Xhiku, Haki Mustafa.
Ndërkohë për atë të zv.Komisionerit kanë aplikuar: Hysen Osmanaj, Arben Xhiku, HakI Mustafa.
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka kandiduar për postin e Komisionit Rregullator dhe KAS.
Lista e kandidatëve:
Irsa Rusi, komisionere dhe Komisioni Rregullator
Agim Paskali, Komisioni Rregullator dhe KAS
Halil Hyseni- Komisioner
Hysen Osmanaj-Komisioner, zv.komisioner, komisioni Rregullator- KAS
Ledio Braho -KAS
Lefterie Lleshi- Komisioner, Komisioni Rregullator, KAS
Odeta Berberi – Komisioni Rregullator
Arens Cela – Komisioni Rregullator, KAS
Anjeza Dajzmaili – Komisioni Rregullator
Spiro Maliqi – Komisioni Rregullator, KAS
Naim Mecalla – Komisioni Rregullator
Redinela Beqiraj- KAS
Durim Grabova – Komisioni Rregullator, KAS
Farie Osmani – KAS
Arben Xhiku – Komisioner, zv.komisioner dhe Komisioni Rregullator
Theodhori Sollaku – Komisioni Rregullator, KAS
Përparim Shullazi
Eldrina Karafili – KAS
Lealba Pelingu
Akil Mustafa – komisioner, zv.komisioner, Komisioni Rregullator
Arben Isaraj – KAS
Odeta Seferaj
Lindita Tako – Komisioni Rregullator, KAS
Kamerion Salillari
Ardian Myslimaj
g.v/abcnews.al