Policia ka arrestuar dy persona, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.
Sipas hetimeve të kryera, rezulton se Gerald Shehu, pasi ka vrarë me armë zjarri Eraldo Nevruzin, është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjësit e hotelit të tij.
Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.
Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje./abcnews.al