EMRAT / Vodhën gomonen në Greqi, “Karaburuni” arreston 2 persona

schedule11:59 - 24 Prill, 2020

schedule 11:59 - 24 Prill, 2020

Policia e Vlorës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koçi 25 vjeç pasi kishin vjedhur një gomone 9 m të gjatë në Greqi.

Policia e Vlorës kishte marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

2 personat u arrestuan në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm në gomonen e bllokuar.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet në ujërat detare të Vlorës, operacioni policor i koduar “KARABURUNI”.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me palën greke, bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin  grek.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit tonë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, nën drejtimin e QNOD Durrës, Rojës Bregdetare Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur, në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, bllokimin e mjetit lundrues, si dhe të dy personave që ndodheshin në bord.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!