EMRAT/ U zhduken pa adresë në Sarandë, kush janë dy personat me të shkuar kriminale

schedule16:00 - 12 Prill, 2023

schedule 16:00 - 12 Prill, 2023

Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjec, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës prej orësh po kryen këqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjaret janë vënë në kërkim të tyre.

Kush janë dy personat e zhdukur?

-Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës ne Masakrën e Qafe-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lendësh narkotike.

-Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 në Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.