GRAMSH- Janë identifikuar katër personat, të cilët dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh.
Ata janë Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Policia njoftoi po ashtu se buzë liqenit janë gjetur dy motoçikleta, 3 celularë dhe rrobat e trupit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave./n.m. abcnews.al